English

Policia vë në pranga dy autorët e një vrasje të kryer ditën e zgjedhjeve

Durrës, 29 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë mundësuar kapjen dhe ekzekutimin e urdhërave të ndalimit për dy persona të dyshuar si autorë të vrasjeve me thikë ndaj një personi ditën e zgjedhjeve, më 28 qershor në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë Romeo Braka, 21 vjeç dhe E.B, 17-vjeç, që të dy të lindur dhe banues në Fier.

Për këta dy persona, prokuroria e Durrësit ka dërguar urdhrat e ndalimit për veprat penale të " Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.

Shërbimet e policisë menjëherë pas ngjarjes së ndodhur kanë vazhduar punën intensive pasi kanë zbardhur ngjarjen duke identifikuar autorët dhe marrjen e informacionit mbi vendodhjen e tyre.

Të shpallur në kërkim, ata janë mundur që të kapen dhe të vihen para drejtësisë, ndërsa materialet e mëtejshme tashmë i kanë kaluar prokurorisë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE