English

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane: Rimëkëmbja pas krizës do jetë e ngadaltë

Paris, 29 shtator, NOA - Vërtet mund të thuhet se pika fundore e krizës së rëndë financiare që goditi botën tashmë ka kaluar, por gjithsesi rimëkëmbja pas saj do jetë e ngadaltë.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, sipas të cilit bota duhet të jetë e ndërgjegjshme se ka ende një periudhë të vështirë për të kaluar para se ta quajë veten plotësisht të çliruar nga efektet e krizës ekonomike-financiare.

Ai ka deklaruar konkretisht se është ende herët për të folur mbi një "exit strategy" nga kriza ekonomike, domethënë dalje prej saj.

 "Situata ekonomike është përmirësuar, por rimëkëmbja do të jetë shumë graduale", ka pohuar Trichet gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian.

Prandaj, sipas tij duhet treguar kujdes me masat e pas krizës, në mënyrë që bota të mos tregohet më optimiste dhe më e nxituar seç duhet në lidhje me përdorimin aktual të parasë në tregje.

n.e/NOA

Â

KOMENTE