Berlin, 29 shtator, NOA - Qeveria e re gjermane do të formohet brenda gjashtë javëve të ardhshme, duke patur ditën finale të saj 9 nëntorin, 20 vjetorin e murit të Berlinit.
Mësohet se atë ditë kancelarja Merkel do të përshëndesë në kryeqytetin gjerman me një kabinet të ri kryeministrat dhe mysafirët e tjerë të huaj përmes një ceremonie të veçantë.
E ndërsa njofton se po mendon për negociata të shpejta për një koalicion mes forcave politike fituese, kancelarja premtoi se prioriteti i mandatit të saj të dytë do të jetë rikthimi i prosperitetit në ekonominë më të madhe të Evropës pas recesionit më të rëndë që prej luftës së dytë Botërore.
Sipas saj, qeveria e re edhe pse do të bashkëpunojë me liberalët, do t'i kushtojë vëmendje ekuilibrit social në ekonominë e tregut.
Sikundër, do të vazhdojë të mbrojë marrëveshjet për pagën minimale dhe fondin për shëndetësinë, të kritikuara nga liberalët.
Kancelarja Merkel ritheksoi, se do të ndërmerren uljet e planifikuara të tatimeve, por i la
Një fjalimin e saj të fitores, Merkel tha se mbrojtja dhe krijimi i vendeve të punës do të jetë parimi i saj kryesor.
Misioni jopopullor në Afganistan, ku Gjermania ka mbi katërmijë ushtarë, do të jetë në krye të axhendës, megjithëse asnjë nuk ka premtuar ndonjë datë për tërheqjen.
n.e/NOA
Â