Bruksel, 29 shtator NOA-Parlamenti Evropian po vazhdon të bëjë presion ndaj Komisionit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas radios Evropa e Lirë, sot është zhvilluar një debat për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit për Politikë të Jashtme ku Parlamenti Evropian  ka propozuar trajtim të barabartë për të gjitha vendet e Ballkanit në procesin e liberalizimit.
Ky propozim, sipas Parlamentit Evropian, bëhet pa paragjykuar qëndrimin e atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
"Vendet anëtare kanë të drejtë të deklarohen rreth statusit, por kjo nuk është arsye për ta lënë popullin e Kosovës jashtë këtij procesi", është thënë në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së