Prishtinë, 29 shtator NOA-Një 41 vjeçar nga Prishtina ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme për shkak të plagëve të marra nga sulmi me thikë prej një të panjohuri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22.45 në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Pas hetimit të ngjarjes, policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ulpiana të kryeqytetit. Ai është një shtetas nga Shqipëria me inicialet Arben M. (1980). Në orën 15Â të ditës së sotme, policia ka saktësuar se në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë, zyrtarët e policisë kufitare të Kosovës kishin ndaluar për kontroll rutine një veturë të tipit Golf, ngjyrë e bardhë, me targa të Republikës së Shqipërisë. "Pas identifikimit të pasagjerëve dhe gjatë kontrollit të dokumenteve në këtë veturë, zyrtarët policorë identifikuan personin e dyshuar për rastin e vrasjes në lagjen e Ulpianës", bëhet e ditur në komunikatë. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afateve të caktuara ligjore thuhet se do të dërgohet para organeve të drejtësisë.