Pragë, 30 shtator NOA-Dy gazetarë të shërbimit për Iranin të Radio Farda/Radio Evropa e Lirë, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, në një aksident rrugor në periferi të Pragës.
Gezetarja Rosa Ajiri (27 vjeçare) dhe kolegu i saj Amir Zaamanifar (29 vjeçar), humbën jetën mëngjesin e 29 shtatorit, në autostradën në veri të kryeqytetit çek. Gazetarja Mahin Gorji, që e drejtonte veturën, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Pragës. Hetimet e para sugjerojnë se automobili i tyre ishte ndalur në linjën emergjente të autostradës, kur nga prapa ishte goditur nga një traktor.