Tiranë, 30 shtator NOA - Arrestohet anëtari i "Hakmarrjes për Drejtësi", Gëzim Gjoni i kërkuar për grabitje.
Inspektorët e zyrës së kërkimit pranë Policisë së Tiranës i kanë vënë prangat paraditen e sotme të kërkuarit Gëzim Gjoni i dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprën penale të grabitjes.
Gjoni u dënua në mungesë më 1 korrik të vitit të kaluar, ndërsa u shpall në kërkim.
Sipas policë u akuzua për rrëmbim dhe mbajtje peng të personit në rrethana lehtësuese, në dëm të një të mituri. Po ashtu, ai akuzohet për vjedhje me armë e realizuar në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, në dëm të një shtetasi, të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej 12 milion lekëve.
Mësohet se një makinë e përdorur në disa grabitje nga anëtarët e "Hakmarrjes për Drejtësi" e gjetur në oborrin e banesës së Gjonit ishte një nga provat e paraqitura nga akuza në gjykatë kundër tij.
Si anëtar i grupit kriminal "Hakmarrja për Drejtësi" Gjoni qëndroi në arrest shtëpia për më shumë se 400 ditë por më pas gjykata vendosi të lehtësojë masën e sigurisë për të duke e lënë në detyrim paraqitje.
Por pas përfundimit të hetimeve rezultoi se Gjoni ishte i implikuar në grabitje duke u dënuar me 5 vjet heqje lirie.
Ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës për burgosjen e Gjonit, u krye sot nga policia e Tiranës.
k.k/NOA