Tiranë, 30 shtator, NOA - Kryeministri Berisha priti në një takim kreun e partisë "Aleanca e Re për Kosovën", Bexhet Pacolli.
Nga ana e tij, Pacolli e uroi kryeministrin për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare dhe i shprehu falënderimet në emër të partisë "Aleanca e Re për Kosovën" për kontributin që ka dhënë qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë në mbështetje të Kosovës, duke vënë theksin veçanërisht në procesin e njohjes së pavarësisë.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi Pacollin për punën e tij në mbështetje të njohjeve të reja të Kosovës, duke theksuar se pavarësia e ka ndryshuar në mënyrë pozitive gjendjen e Kosovës.
Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe u shprehen në favor të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
n.e/NOA