English

Dhjetëra të vdekur nga tajfuni "Ketsana" dhe cunami në ishujt Samoa

Samoa, 30 shtator, NOA - Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, pa llogaritur dëmet materiale janë shkaktuar nga dy fatkeqësitë më të fundit natyrore, të ndodhura në Vietnam dhe ishujt Samoa.

Vietnami është tronditur nga kalimi i tajfunit ''Ketsana'' në pjesën qendrore të tij, duke shënuar 38 të vdekur deri tani.

''Ketsana'' u transformua nga një stuhi tropikale në tajfun pas kalimit të saj në Filipine, ku si pasojë humbën jetën 240 persona. Ndërkaq, në ishujt Samoa deri në orët e fundit është raportuar se të paktën 100 persona kanë humbur jetën nga dallgët e mëdha që përmbytën zonën si pasojë e cunamit që i preku ato.

Autoritetet e komitetit të emergjencave në Samoa thanë gjithashtu se të paktën 145 të tjerë janë plagosur dhe fshatra të shumtë janë shkatërruar.

Dallgët e mëdha mbi 3 metra të shkaktuara pas tërmetit të orëve të para të së martës kanë përfshirë mjaft zona bregdetare të populluara me turistë.

n.e/NOA

KOMENTE