Prishtinë, 30 shtator NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë deklaruan të mërkurën se Kosova është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me vendet e rajonit, ndërsa djegien e flamurit maqedonas në Prishtinë, presidenti Sejdiu e quajti "akt të shëmtuar.
"Kosova është një vend që reflekton në mënyrën më të mirë të mundshme për relacione të mira me fqinjët.
Për ne është e rëndësishme që duhet të ecim në ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, por edhe vendeve tjera që kemi përreth", ka deklaruar presidenti Sejdiu. Sa i përket kërkesës së shqiptarëve të Maqedonisë për tërheqjen e enciklopedisë, Sejdiu tha se "historia duhet të shkruhet e drejtë dhe me argumente. Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se institucionet e vendit mbesin të përkushtuara për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me të gjitha vendet e rajonit.