English

Enciklopedia, Akademia e Shkupit tërheq nga tregu librin që fyeu shqiptarët

Shkup, 30 shtator NOA-Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase vendosi sot të tërheqë Â përkohësisht nga shitja Enciklopedinë Maqedonase dhe të bëjë korrigjimin e saj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas vendimeve të marra, Akademia e Shkencave ka vendosur që redaksia e cila përpiloi "Enciklopedinë Maqedonase" në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese.Kryesia ka vendosur gjithashtu që bashkë me redaksinë në korrigjimet e tekstit të bashkohen dhe  akademikë maqedonas e shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë etnike.

Â

KOMENTE