"Është absurde të pretendosh te ndryshosh historinë me pak rreshta të futura në një enciklopedi, e cila për më tepër të bën të mendosh se ka edhe mungesa e shtrembërime të tjera të qëllimshme të historisë"
Nga Lek Pervizi*
Bashkohemi me indinjaten jo vetem te historianeve dhe akademikeve por te te gjithe popullit shqiptar per shkrimin absurd antishqiptar ne Enciklopedine e Akademise se Maqedonise, ku pretendohet me paraqite shqiptaret, banues te asaj krahine, si endacake, te dalun e te ardhur prej kushedi se ku, qe paskeshin zbritur nga malet si invadues duke pushtuar teritorin e maqedonasve ne dem te serbo-sllaveve.
Kjo Akademi ka treguar nje meri dhe mllef te pabermajtur kundrejt nje populli te vjete, i pranishem dhe autokton prej mijavjetesh, jo vetem ne tokat e tyre te tanishme por ne te gjithe gadishullin ballkanik, prej Danubit deri ne detin Adriatik e me tutje, me paraardhësit e tyre, Pellazge, Ilire e Thrake.
Në këtë kontekst është absurde të pretendosh te ndryshosh historinë me pak rreshta të futura në një enciklopedi, e cila për më tepër të bën të mendosh se ka edhe mungesa e shtrembërime të tjera të qëllimshme të historisë.
Pervec faktit se sllavet nuk mund te kene te drejten qe ta mbajne veten maqedonas duke mos pase qene kurre te tille, shqiptaret kane banuar ne ato teritore prej mija vjetesh, ndersa sllavet barbare endeshin ne malet e Uralit duke u ushqyer me peme te egra, rrenje e barishte, dhe vetem ne shekujt VII-VIII, zbriten si hordhi shkaterruese mbi krahinat ilire duke grabitur, djegur, rrenuar e vrare, ne orvajtjen per te mposhtur e shfarosur iliro-thrake-shqiptaret, pa ia arritur qellimit.
Deri ne fund te shekullit XIX, si Maqedoni ishte e njohur Shqiperia, dhe si mqaqedonas shqiptaret, qe nuk kishin akoma nje shtet te tyrin faktik dhe vuanin nen pushtimin turk.
Mbreterit e Napolit mbanin si garde mbreterore nje regjiment shqiptaresh, e quajtur Maqedon, sepse i perbere krejtesisht nga shqiptare me kostumet e tyre per uniforme.
Prandaj rezulton gjithe e kunderta nga ajo qe pretendojne akademiket serbo-maqedonas, dhe emni Maqedoni, ne kuptimin e nje shteti serbo-sllav eshte krejtesish fallso, sepse maqedonet ne asnje menyre nuk mund te ishin slave, as serbe as bullgare, duke qene nje popull krejtesisht iliro-thrak.
Maqedonia (e ashtuquajtur) u krijua si republike e gjashte nga Tito, per t'i nda shqiptaret dhe tokat e tyre ne dy pjese, ndryshe te bashkuara ne nje teritor te vetem, do ta benin krahine e Kosoves dy here ma te madhe e ma te populluar, duke rrezikuar ekulibrin artificial te vete Jugosllavise.
Greket nga ana e tyre, e kane nje far te drejte per emnin Maqedoni, sepse serbo-sllavet e tanishem aty te pranishem, nuk mund te pretendojne te jene pasardhesit e maqedonve thrako-ilire, te paret e shqiptarve, sepse, ne ato treva, nuk ka shkelur kurre gjurme sllavi ne ate kohe te lashtesise. Emni Maqedoni, krahine Ilire, u takon pasardhesve shqiptare.
Duke pasur parasyshe qe e lart permedura Akademi e Maqedonise orvatet te shtremberoje dhe te fallsifikoje historine ne dem te shqiptarve nepermjet te asaj enciklopedie famekeqe, dhe duke menduar se ka qene nje veprim i qellimshem i planifikuar mire, shprehim indignjaten tone te thelle per nje krim te tille, aq edhe me i rende dhe absurd sepse i kryer nga nje trup i teri akademik dhe jo nga nje individ i thjeshte.
Permbyllim duke propozuar nje peticion global te shqiptarve dhe te vendeve te tjera
mike, per denimin dhe mos botimin e kesaj enciklopedie. Mendojme qe edhe BE duhet te nderhyje jo vetem per te qortuar por edhe per te vendose dhe zbatuar ndalimin e kesaj enciklopedie, qe turperon edhe kulturen e historine evropiane.
(*) Dërguar nga autori