Shkup, 30 shtator NOA-Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përshëndeti vendimin e  Akademisë maqedonase të Shkencave për tërheqjen dhe korrigjimin e enciklopedisë.
Sipas agjencisë së lajmeve MIA, Ivanov u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ta tregojnë me vepra traditën e bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës.  "Në një shoqëri demokratike dhe liberale secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Shkenca duhet të bazohet te faktet, të jetë e paanshme dhe të mos hyjë në mosmarrëveshjet e politikës së ditës.   U bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë edhe një herë, të gjithë së bashku, ta tregojmë me vepra traditën tonë të bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës. Kjo është pasuria jonë më e madhe", ka theksuar presidenti maqedonas.