English

Enciklopedia, protesta para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë

Tiranë, 30 shtator, NOA - Me flamuj shqiptarë në duar dhe me thirrjen "Veç Shqipëri etnike asgjë tjetër", dhjetëra protestues u mblodhën në orët e vona të natës përpara godinës së Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Mësohet se qëllimi i organizimit të kësaj proteste ka qenë ai i kundërshtimit të fakteve fyese që thuhen për shqiptarët në enciklopedin maqedonase, e cila i përkufizon ata si jo autoktonë në vendet e tyre, por të ardhur në Maqedoni dhe madje, uzurpues të shtëpive të maqedonasve vendas.

Një fakt i tillë, i cili prej ditësh ka shkaktuar reagimin edhe të përfaqësive ndërkombëtare dhe u shoqërua me një tërheqje të palës maqedonase nga ky dokument, duket se ka rebeluar edhe të rinjtë shqiptarë, të cilët janë tubuar për protestë para ambasadës maqedonase.

Të mos harrojmë se në Prishtinë, u arrit deri aty sa të shkaktohet edhe incidenti i djegies së flamurit maqedonas nga tifozët kosovarë gjatë një ndeshje futbolli.

Ndërkaq, mësohet se protestuesit e Tiranës ishin tifozë të Kombëtares së futbollit, të një grupimi të quajtur ‘Ilirida'.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE