English

Gjendja e vështirë e ekipit të Vllaznisë, shkarkohet trajneri i tij Hasan Lika

Shkodër, 30 shtator, NOA - Gjendja e vështirë e krijuar së fundmi në skuadrën e futbollit të Vllaznisë, konkretizuar edhe me humbjen e fundit ndaj ekipit të Teutës, kanë qenë shkaqet e vendimmarrjes për shkarkimin e trajnerit të kësaj skuadre, Hasan Lika.

Lika është larguar nga drejtimi i Vllaznisë, pas 5 javëve kampionat, duke shënuar 3 humbje gjatë saj.

Trajneri i Shkodrës është trajneri i katërt i larguar nga posti brenda 5 javëve të para të

Superligës shqiptare, pas largimit të Gugash Maganit nga Shkumbini, Eqerem Memushit nga Flamurtari dhe Ilir Qirjakos nga Gramozi.

Hasan Lika u mor në periudhën e verës për të zëvendësuar malazezin Dervish Haxhiosmanoviç, i cili u shpall nënkampion sezonin e shkuar dhe në vend të tij pritet të emërohet ish-futbollisti i "Vllaznisë" Roland Luçi.

n.e/NOA

KOMENTE