Tiranë, 30 shtator, NOA - Ndryshe nga të gjitha proceset e mëparshme të çështjes "Gërdeci", shoqëruar me mungesa apo shtyrje të tyre, seanca e ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës ka qenë e para e nisur në mënyrë normale.
Në sallën përkatëse janë mbledhur që të gjithë, pa munguar asnjëri prej tyre, avokatët dhe prokurorët e çështjes më fjalë, porse media nuk është lejuar të qëndrojë brenda saj, pasi trajtimi i tragjedisë së Gërdecit, është trajtuar nga gjyqtarët si një çështje delikate, ndaj së cilës dalin edhe fakte të sekretit shtetëror.
Në fillesën e saj, seanca mori në shqyrtim faktin e papajtueshmërisë së mbrojtjes për dy të pandehur nga ana e të njëjtit avokat, siç është rasti i Maksim Haxhisë për të pandehurin Delijorgji dhe njëkohësisht firmës "Albademil".
Dërkaq, seanca është duke vazhduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.