English

Komiteti Amerikan i Helsinkit: Ballkani Perëndimor ka bërë mjaft përparime

Uashington, 30 shtator, NOA - Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, edhe pse të gjitha vendet e tij kanë kaluar nëpër procese tranzicioni dramatike në aspektin politik, ekonomik apo atë shoqëror.

Një fakt i tillë është cilësuar në një takim të posaçëm që Komiteti Amerikan i Helsinkit ka zhvilluar për analizimin e situatës aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas deklaratës së bërë gjatë kësaj analize nga vetë zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, suksesi i Kosovës si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumë etnik, tha zoti Xhons, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në këtë rajon.

Ndërsa lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, Xhons tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore. "Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standarteve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standartet më të larta të zgjedhjeve demokratike", tha më pas ai, duke lënë të nënkuptohet se gjithsesi, ka ende punë për t'u bërë nga autoritetet shqiptare në lidhje me përmirësimin e standardeve për të kryer një proces zgjedhor optimal.

n.e/NOA

KOMENTE