English

Krerët e Bashkive: Kryeministri të lejoj qytetarët shqiptar të investojnë të ardhurat

Tiranë, 30 shtator NOA - Kryetarët e Bashkive kanë zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar dhe kundërshtuar vendimin e qeverisë për të tërhequr para nga arkat e pushtetit lokal.

"Ne sot jemi të gjithë kryetarët e bashkive të qendër Qarkut, të cilët të shqetësuar nga disa vendime të fundit ose nga disa iniciativa të qeverisë dhe kuvendit, e theksoj me legjitimitet thellësisht të cunguar, të marra në disfavor të autonomisë së bashkive.

Ne jemi të shqetësuar sepse ky qëndrim vjen si rrjedhojë e mospërqasjes politike që ne përfaqësojmë në këto bashki, në raport me qeverisjen qendrore dhe kjo mospërqasje nuk duhet të kaloj në kurriz të këtyre investimeve që janë për qytetarët tanë, të cilët na kanë votuar dhe ne i kemi përfaqësuar denjësisht deri tani' u shpreh Shpëtim Gjika, kreu i Bashkisë së Vlorës.

Sipas tij, këto iniciativa të qeverisë shqiptare bien ndesh me politikën e autonomisë vendore.

"I bëjmë thirrje qeverisë që të mos kujtoj se ne do të kthehemi në një ndërmarrje komunale, por do të vazhdojmë të përshkallëzojmë qëndrimet tona për të garantuar ato që na njeh kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe për të garantuar të gjithë zgjedhësit tanë për shërbime cilësore dhe investime të qëndrueshme, të cilat vijnë duke përforcuar autonominë vendore, duke garantuar taksat dhe tarifat vendore, të cilat janë kompetencë ekskluzive e këshillave bashkiak dhe jo kompetencë e qeverisë, duke mos anashkaluar pushtetin vendor pavarësisht përfaqësimit politik, që nuk është sipas dëshirës së tij" tha më tej Gjika.

Ai shtoi se krerët e Bashkive do ta shtrijmë qëndrimin e tyre në bashki dhe komuna të tjera pavarësisht përfaqësimit të tyre politik dhe do ta bëjnë të njohur këtë në institucionet ndërkombëtare, fillimisht nga ato që përfaqësohen në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. "Gjej vendin që në emër edhe të kolegëve të mi, t'i bëj thirrje Kryeministrit të Shqipërisë që të hap rrugë, t'i lejoj qytetarët shqiptar që pavarësisht si dhe për kë kanë votuar, të shërbehen më cilësisht dhe t'ju njihet e drejta për t'u qeverisur dhe për të investuar të ardhurat.

Vendimi do të merret pasi të jemi konsultuar edhe me të zgjedhurit e tjerë, pasi sot jemi mbledhur vetëm një pjesë e të zgjedhurve vendor, ku ne do të marrim kontakt edhe me përfaqësues të tjerë të çfarëdolloj force politike, ku sigurisht ka një shoqatë të kryetarëve të bashkisë, të cilës ju bëj thirrje të mos flenë gjumë, por të përshkallëzojnë veprimet, duke u bërë aktive në qëndrimin që duam të mbajmë ne, me qëllim që të garantojmë jo vetëm kushtetutën, por veçanërisht kartën e autonomisë lokale, e cila njeh të drejtat tona për të pasur vendimmarrje në bazë të vendimeve të këshillave bashkiak, duke garantuar standarde cilësore dhe investime të qëndrueshme për të ardhmen" ka shtuar më tej kreu i Bashkisë së Vlorës.

k.k/NOAÂ Â

Â

KOMENTE