English

Mbetet shtatzënë kur punonte në burg, 6 të burgosur pretendentë për atësinë

Jash, 30 shtator, NOA - Nuk ka mundur t'u shpëtojë dot tundimeve të të burgosurve, ndërsa lante rrobat e tyre në lavanderinë e burgut.

Rumunia Raluca Dionescu, nga qyteti Jash, ndërsa ishte e punësuar part-time në një burg rumun, ka rezultuar shtatzanë, pasi pati disa momente të nxehta seksuale me të burgosurit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat rumune, sipas të cilave tashmë vajza shtatzanë kërkon babanë e fëmijës së saj në mes të gjashtë të burgosurve.

Ajo ka pohuar se secili prej të burgosurve që ajo ka takuar derisa punonte në lavanderinë e burgut, mund të jetë babai i fëmijës që ajo pret tashmë dhe i bie që ata të bëjnë testet e gjakut dhe të ADN-së. "Nuk mund t'u rezistoja disa prej burrave, pa më interesuar t'i shihja si kriminelë. Dua të di se cili është babai i fëmijës sim", pohon ajo.

n.e/NOA

KOMENTE