Tiranë, 30 shtator NOA - Zëvendëskryeministri, Ilir Meta, priti sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një takim Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Saba DElia. Marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi europian i Shqipërisë ishin temat kryesore të diskutuara gjatë takimit.
 "Italia ka qenë dhe mbetet partneri kryesor strategjik politik dhe ekonomik i Shqipërisë, si dhe një mbështetëse pa ekuivok e përpjekjeve integruese të vendit tonë në strukturat evropiane dhe euroatlantike" tha Meta gjatë takimit.
"Për vetë historinë dhe raportet tradicionale mes popujve tanë, afrimitetin gjeografik dhe afinitetet kulturore mes tyre, marrëdhëniet me Italinë janë të natyrshme e parësore" deklaroi më tej zëvendëskryeministri, Meta.
Nga ana e tij, Ambasadori DElia ka siguruar se "Italia do të vazhdojë të jetë avokate e Shqipërisë në përpjekjet e saj integruese në Bashkimin Evropian dhe do të luajë rolin e veçantë si promotore kryesore dhe mbështetëse, në strukturat e larta evropiane, si për procesin e liberalizimit të vizave ashtu dhe për aplikimin për anëtarësi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian".
k.k/NOA
Â
Â