Prizren, 30 shtator NOA - Kryeministri shqiptar Sali Berisha është shpallur unanimisht sot nga Kuvendi Komunal i Prizrenit ''Qytetar Nderi'' Â i qytetit.
Në seancën e kuvendit, këshilltarët komunalë të pozitës dhe opozitës votuan njëzëri dhe vlerësuan rolin e tij për çështjen e Kosovës.
Ceremonia solemne do të zhvillohet gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në Kosovë, më 6-7 tetor.
Protokolli ceremonial do të organizohet nën kujdesin e kryetarit të komunës, Ramadan Muja.
b.a/NOAÂ