English

Rishfaqet superhajduti 12-vjeçar, policia: Markeljani vodhi tre banesa gjatë këtij muaji

Tiranë, 30 shtator NOA - Rishfaqet superhajduti 12-vjeçar, Markeljan C, me vjedhje të tjera në Tiranë.

Pas "shtegtimit" në zonat turistike gjatë sezonit verior, Markeljani është kthyer sërish për të vjedhur në Tiranë.

I cilësuar si "tmerri" i qytetarëve, 12-vjeçari kësaj radhe akuzohet për tre vjedhje të ndodhur gjatë 20 ditëve të fundit në kryeqytet.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve se i mituri në bashkëpunim me 14-vjeçarin I.N, dyshohet të jenë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.

Sipas policisë dyshohet se më datë 9 shtator të këtij vitit dy të miturit, në rrugën "Sadik Petrela" kanë realizuar vjedhjen e banesës në pronësi të një shtetasi, Më datë 9 shtator 2009, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e një shtetasi disa bizhuteri, të cilat arrijnë në vlerën prej 100 000 lekësh dhe më datë 18 shtator 2009, në rrugën "Isa Buletini" Tiranë dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e një banese, shumën e parave prej 10 000 lekë dhe dy unaza floriri.

Ata do të ndiqen në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Markeljan C, ka qenë më shumë se 100 herë i shoqëruar në komisariatet e policisë së Tiranës.

Ai akuzohet për qindra vjedhje të realizuara në vende të ndryshme në vend, por për shkak të moshës së mitur nuk ka qëndruar me shumë se disa orë në qeli.

k.k/NOA

KOMENTE