English

Shoferi aksidenton kalimtarin me biçikletë në rrugë, nis ndaj tij ndjekja penale

Durrës, 30 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë filluar procedimin penal ndaj 22-vjeçarit Denis Muho, lindur dhe banues në Shkozet, pasi ka shkaktuar aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal ndaj tij ka filluar pasi duke udhëtuar me automjetin tip benz me targa DR-0956-E drejt Urës së Dajlanit, sapo është afruar te kryqëzimi i saj, ka aksidentuar 55-vjeçarin Ylli T., i cili ishte duke ecur ngjitur me trafikndarsën në këmbë dhe kishte një biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit e ka dërguar në spitalin e Durrësit për t'i dhënë ndihmën e parë, ndërsa i dëmtuari tani rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Materialet e para hetimore do t'i kalohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", vepër e parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE