English

Shpallet lista e Kombëtares, emrat që ikin dhe vijnë në ndeshjen me Suedinë

Tiranë, 30 Shtator NOA - Ndeshjes së fundit kualifikuese, ndaj Suedisë, do t'i mungojnë mbrojtësi Kristi Vangjeli dhe mesfushori Ansi Agolli, në ndryshim nga ndeshja e kaluar me Danimarkën, pasi nuk janë ftuar nga trajneri Josip Kuzhe.

Mbrojtësi i Arisit të Selanikut, Vangjeli i ka lënë vendin lojtarit të Apoel Nikosias, Altin Haxhit, duke qenë se është i vetmi futbollist shqiptar që aktivizohet momentalisht në ndeshjet e "Champions".

Veterani i njohur kuqezi i është rikthyer formacionit të kombëtares pas një mungese të gjatë.

Trajneri kroat i kombëtares, Josip Kuzhe shpalli sot listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, "Afrika e Jugut 2010", Suedi - Shqipëri.

Kjo ndeshje do të luhet më datë 14.10.2009 në "Rasunda Stadium" të Solnas.

Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit do të kërkojë maksimumin, për të shpresuar kualifikimin në botërorin afrikan, kurse për kuqezinjtë kjo sfidë do të jetë sa për të respektuar kalendarin, në bazë të objektivit, pasi edhe në rast fitoreje do të jetë i pashmangshëm vendi i parafundit në grup.

Sidoqoftë, Kuzhe në prag të reformave para eliminatorëve të "Euro 2012", do të kërkojë maksimumin nga lojtarët që ka grumbulluar për sfidën e fundit të eliminatorëve të botërorit afrikan, si kusht për të mos rrezikuar vendin në formacion.Â

Lista anti-Suedi

Portierë

Isli Hidi

Samir Ujkani

Mbrojtës

Armend Dallku

Andi Lila

Franc Veliu

Debatik Curri

Altin Haxhi

Elvin Beqiri

Mesfushorë

Lorik Cana

Ervin Bulku

Jetmir Sefa

Jahmir Hyka

Emiliano Vila

Gilman Lika

Ervin Skela

Klodian Duro

Sulmues

Hamdi Salihi

Erjon Bogdani

Edmond Kapllani

Besart Berisha

Trajner

Josip Kuzhe

Â

Â

Â

Â

KOMENTE