English

Sigurimet shoqërore, qeveria fal kamatvonesat për të vetëpunësuarit në bujqësi

Tiranë, 30 shtator NOA-Qeveia vendosi në mbledhjen e saj të radhës të miratojë vendimin për faljen e kamatvonesave për të vetëpunësuarit në sektorin e bujqësisë.

Sipas vendimit, falja bëhet me kusht që sigurimet shoqërore të paguhen brenda muajit mars të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, falen kamatëvonesat e papaguara për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Në vendim theksohet se kamatvonesat e paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, nuk kthehen.

KOMENTE