Tetovë, 30 shtator, NOA - Shoqata "Illyricum Libertas" së bashku me dy unionet e studentëve të UEJL-së dhe USHT-së, sot në mesditë në Tetovë do të mbajë marshin protestues kundër enciklopedisë sllavo-maqedonase.
"Me anë të këtij marshi protestues ne kërkojmë tërheqjen e këtij botimi nga qarkullimi. Njëkohësisht, kërkojmë nga akademikët shqiptarë që të largohen nga ASHAM e cila me projektet falsifikuese të saj na kthen në një të kaluar të rrezikshme gjithë neve këtu.
Gjithashtu, i apelojmë faktorit politik shqiptar që të jetë më energjik në mbrojtjen e dinjitetit, krenarisë dhe historisë kombëtare. Është koha e fundit për unifikim të qëndrimeve dhe kërkimi të përgjegjësisë. Nëse ky botim skandaloz nuk tërhiqet nga qarkullimi, atëherë, ne të gjithë së bashku do të ndërmarrim hapa të tjerë për të cilët do jeni të informuar në kohë të duhur", thuhet në njoftimin e Këshillit organizativ, duke ftuar për mbështetje të gjerë.
NOA-INA