Prishtinë, 30 Shtator NOA - Policia e Kosovës ka vënë në pranga tre persona të tjerë të dyshuar për vrasjen e para dy ditëve në lagjen Ulpiana në Prishtinë, duke e çuar në katër numrin e të arrestuarve.
Mes të arrestuarve është dhe një femër, shtetase e Shqipërisë, si e dyshuar për vrasjen e parmbrëmshme në lagjen Ulpiana, kur nga sulmi me thikë mbeti i vdekur një 41-vjeçar nga Prishtina.
Te arrestuarit janë Kadri M. i datëlindjes 1978, Mexhid M. i datëlindjes 1965, dhe  Lumturi S. E datëlindjes 1977 e kapur në vendkalimin kufitar Vërmicë.
"Sot gjatë ditës, në Obiliq, gjatë hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe njëherësh arrestuar edhe dy te dyshuar tjerë të mundshëm, që janë të ndërlidhur me rastin e vrasjes në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Gjithashtu në Obiliq tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar dëshmia (thika), mjeti i cili është përdorur nga te dyshuarit për vrasje", ka njoftuar policia, nëpërmes një komunikate për shtyp. Policia tha se ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.
a.b/NOAÂ