English

Zhgënjehet Serbia, OKB: Delegacioni kosovar ishte mysafir në asamble sipas rregullores

Uashington, 30 shtator NOA-Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk i ka dhënë leje delegacionit kosovar të ndjekë punimet e asamblesë së Përgjithshme të saj, por ai ka qenë mysafir i delegacionit shqiptar.

Kjo ka qenë përgjigjia që zëdhënësi i Ban Ki Moon, i ka dhënë ankesës së Serbisë në lidhje me praninë e zyrtarëve kosovarë gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme.

"Secili pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme mund të ftojë këdo, duke u lejuar atyre një dhomë të veçantë për takime. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të pranishëm në sallë të shtunën gjatë fjalimit të kryeministrit Sali Berisha me ftesë të delegacionit shqiptar dhe jo të Sekretariatit të Përgjithshëm", u ka thënë Bernard Varma mediave serbe. Ky shpjegim i Varmës vjen, pasi Serbia kishte dërguar një notë-protestë në OKB në lidhje me praninë e delegacionit kosovar.

KOMENTE