English

Dita e moshës së tretë, ministri Ksera vizitë te Shtëpia e të Moshuarve

Tiranë, 1 tetor, NOA - Në Ditën Ndërkombëtare të kujdesit për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, gjatë këtij takimi mësohet që ai t'u ketë thënë të moshuarve që strehohen në këtë shtëpi nën kujdesin shtetërore se do të rritet përkujdesja e strukturave qeveritare në të ardhmen ndaj tyre.

Sipas tij, ka një rritje të normës së ushqimit për ta dhe do të vijohet me aplikimin e masave të tjera në kuadrin e ndihmës ndaj tyre.

Data 1 Tetor njihet në të gjithë botën si dita ndërkombëtare e Kujdesit pët të Moshuarit e në kuadrin e saj zhvillohen shumë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me lançimin e politikave në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE