English

Enciklopedia, të rinj shqiptarë protesta para selisë së qeverisë

Shkup, 1 tetor NOA-Grupe të të rinjsh shqiptarë kanë protestuar sot pasdite para selisë së qeverisë maqedonase kundër "Enciklopedisë Maqedonase", e cila fyen identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Ndërkohë protesta e paralajmëruar e partive joparlamentare ka qenë simbolike dhe është mbajtur pranë selisë së partisë së BDK-së së.

Sipas protestuesve, tërheqja momentale e kësaj enciklopedie fyese është bërë me presionin e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, pranë Qeverisë, Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të tjera shtetërore ka pasur forca të shumta policie.

KOMENTE