English

Fjalë, fjalë, fjalë, vetëm fjalë

...Ose premtime qe nuk mbahen kurrë nga qeveritë pas komuniste për rikthimin e pronave pronarëve legjitimë që për më tepër janë edhe ish-të përndjekur politikë...

Nga Nik Skura*

Kjo këngë e këngëtares italiane Mina (parole, parole, parole, soltanto parole) i përshtatet plotësisht qëndrimit e sjelljes absurde te qeverive pas komuniste qe prej 18 vjet (1991-2009), nuk kane vu ujin ne zjarr per rikthimin ose kompensimin e e pronave pronareve ligjor. Ne vend qe te anullonin (abrogonin) ligjin komunist te konfiskimit te pronave private, keto qeveri kane aprovue nje ligj tjeter ma perdreq, teper e keqe e absurde, ligjin 7501, qe i grabit zyrtarisht pronaret e vertete dhe ua jep pronat e tyne disa te tjerëve, duke i nda e parcelue tokat ne emen te ketij ligji famekeq e te turpshem.

Duhet me shtue se ky konfiskim i pronave e pasunive nga regjimi komunist u bë duke pushkatue ose burgose pronaret dhe internue familjet e tyne gjate gjithë kohës se diktatures gjakatare komuniste, 46 vjet, 1945- 1991.

Kohet e fundit sikur duket se kane vendose me aprovue nje ligj per kompensimin e p-ronareve me toke ose financiarisht. Por nga disa vjet e deri tani qe flitet (fjale, fjale, fjale…), dhe asgja nuk asht ban e ate drejtim, dhe ne qofte se pyetet nje pronar se si duken punet, ai pergjigjet - fjale, fjale, vetem fjale…- gjithcka lihet - ad kalendas grekas - (Ad Calendas Greca). Shqiptaret i njohin prover

Nga ana tjeter, ata qe quhen si të përndjekun politike, qe duhej te ishin shperblye per vitet e denimeve, vetem tani -pas 18 vjeteve thuhet se do te shperblehen per vitet e gjata te mundimeve, por duke mos permendun se jane edhe pronare dhe kane te drejte te rimarrin pronat e tyne te grabituna. (Ish komunistet vazhdojne te mbajne peng shtepite e tyne qe prej 70 vjet, dhe nuk pranojne te ua leshojne, sepse nuk ka shtet as qeveri qe te ushtroje autoritetin ashtu sic e kerkojne te drejtat themelore te njeriu, a qe ne Shqipni vazhdojne te shkelen paturpesisht). Kur dihet se ne te gjithe kushtetuate e botes ( me perjashtim te vendeve akoma komuniste), prona private asht e shenjte dhe e paprekshme. Kujt ia thue se?

Edhe ne kushtetutën Shqiptare asht e shkrueme mirefilltas e njohja dhe pacueshmenia e e prones private, por se si zbatohet ashte tjeter pune. Kerkohet me i ardhe rrotull problemit pa i dhane zgjidhje, per te anaskalue qeshtjes se rikthimit, kompensimit ose shlyerjes me pare.

Me këtë artikull kemi dashte me dhane nje ide se si sillen qeverite me prejardhje komuniste, qe vzhdojne te ndjekin strategjine e tyne te luftes se klasave me metoda te ndryshme nga ma te sofistikueme, por gjithmone me ate perbamje. As qe e çajnë kokën

Per keshillat dhe udhezimet e komisionerve te BE, duke u përgjigjur qe " do te bajme, do te bajme…." (fjale, fjale, fjale, vetem fjale).

Po te ringjallej Ciceroni do te bertiste mes parlamentit shqiptar "O tempora o mores… Deri kur ju, Katilë te rij do te shpërdoroni besimin tone? Po, bash njashtu, deri kur?

(*) Dërguar nga autori

Shënim: Autori ka përdorur shkrimin dialektor në këtë material

KOMENTE