Pekin, 1 tetor, NOA - Plot 60 vjet mbushen sot nga dita kur regjimi komunist është vendosur në Kinë, për të mbërritur deri në ditën e sotme, kur në vendin e Lindjes së Largët, kjo festohet si një meritë e madhe dhe vlerë e popullit kinez.
Mediat vendase bëjnë me dijeni se për të përkujtuar 60-vjetorin e regjimit komunist në Kinë, janë organizuar për sot manifestime dhe parada madhështore, në të cilat është angazhuar një shtet i tërë prej miliona vetash.
Mësohet se në këto parada do të hidhen fishekzjarrët më të shumtë dhe më magjepsës që janë hedhur ndonjëherë në botë nëpër ceremoni festive
Tanke, ushtarë dhe raketahedhës marshuan në rrugët e kryeqytetit Pekin që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
President Hu Jintao mbajti një fjalim në vendin ku Mao Ce Duni shpalli krijimin e republikës popullore 60 vjet më parë.
"60 vjet më parë, populli kinez pas njëqind vjetëve të vështira të luftës, arriti suksesin e revolucionit kinez," tha ai.
Ndër të tjera, në fjalimin e tij, presidenti Hu tha se ishte krenar për zhvillimin e Kinës dhe plot besim për përparimin e saj.
"Që nga ajo kohë, populli kinez ka qendruar në këmbë. Pas 5 mijë viteve civilizim, kombi ka hyrë në një epokë të re të zhvillimit dhe përparimit", shtoi ai.
n.e/NOA
Â
Â