Tiranë, 1 tetor NOA-Kryeministrit Berisha vazhdojnë t'i vijnë urime nga personalitete të rajonit e botës.
Një prej tyre ka qenë mesazhi i kryetarit për Evropën i Korporatës Microsoft Jan Muehlfeit.
Me anë të një letre, Muehlfeit garanton për mbështetjen e Microsoft për realizimin e projektit Shqipëria në moshën dixhitale.
Në mesazhin e tij, përfaqësuesi i Microsoft, ka theksuar se veçanërisht në fushat e edukimit, kujdesit shëndetësor dhe potencialit të Shqipërisë në projektin e moshës së internetit, Microsoft ka një rol kyç në ofrimin e ekspertizës, zgjidhjeve dhe mbështetjes në realizimin e projektit të Shqipërisë në moshën dixhitale.
Â