English

Meta takon Ambasadoren e Anglisë: Do të mbështesim Shqipërisë për liberalizimin e vizave

Tiranë, 1 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Britanisë së Madhe, Fiona McIlëham.

Gjatë këtij takimi Meta dhe Ambasadorja McIlëham vlerësuan nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin reciprok për të thelluar në veçanti marrëdhëniet në fushën e rendit dhe sigurisë publike si dhe në sistemin gjyqësor.

Meta i shprehu Ambasadores McIlëham mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të Britanisë së Madhe dhe e siguroi atë për bashkëpunim të frytshëm nga ana e Qeverisë shqiptare.

Ambasadorja McIlëham e siguroi Metën për mbështetjen që Britania e Madhe do të vazhdojë t'i ofrojë Shqipërisë në avancimin e shpejtë të procesit integrues në strukturat Euro-Atlantike dhe atij të liberalizimit të vizave.

Së fundmi, Ambasadorja McIlëham i dorëzoi Meta letrën e urimit nga Sekretari i Jashtëm z.David Miliband ku vlerësohet "roli ndihmues dhe konstruktiv i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor".

k.k/NOA

KOMENTE