Milano, 1 tetor, NOA - Ndeshjet e radhës së Ligës së Kampionëve kanë përfunduar me rezultate aspak të pritshme për tifozët e skuadrave të mëdha.
Kështu, takimi i zhvilluar në Allianz Arena, ndërmjet Bayern dhe Juventusit ka përfunduar pa gola, duke i lënë respektivisht në grup të renditur siç ishin më parë, përkatësisht me 4 dhe 2 pikë.
Ndërkaq, një ndeshje tjetër me rezultat aspak të pritshëm ishte ajo Milan-Zyrih ku skuadra e Milanit ka vazhduar me formën e dobët duke u mposhtur para publikut të vet.
Takimi i zhvilluar në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Zurichut, ka përfunduar me fitoren minimale të mysafirëve prej 1-0. Nga ana tjetër, ekipi i Portos ka arritur të mposhtë atë të Atletikos me rezultatin 2-0.
Ndërsa Manchester United ka shënuar fitore në Old Trafford përballë kampionit të Gjermanisë, Volfsburg, duke e mposhtur me rezultatin prej 2-1.
n.e/NOA
Â
Â
Â