Tiranë, 1 tetor NOA - Jo vetëm shkelësit e qarkullimit rrugor por edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre janë vënë në "shënjestër" të policisë rrugore të Tiranës.
Drejtoria e Policisë së Tiranës i bën thirrje debitorëve të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare, për të paguar detyrimet në rast të kundërt ata do të ndëshkohen deri në bllokimin e mjeteve.
Kështu vetëm gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë masa ndëshkuese duke pezulluar për mos shlyerje të detyrime 510 leje qarkullimi të mjeteve dhe janë bllokuar 80 automjete, ndaj atyre drejtuesve të cilët nuk kanë shlyer detyrimet që rrjedhin nga kundravajtjet administrative. "Drejtuesit e automjeteve, pas shlyerjes së detyrimeve, u janë dhënë automjetet.
Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në deklaratë e Policisë së Tiranës, lëshuar ditën e sotme. Kështu vetëm djeshme në Qarkun e Tiranës janë vendosura 1801 gjoba me vlerë 1. 967 2500 lekë ndërsa janë pezulluar 6 leje drejtimi. k.k/NOA