Vlorë, 1 tetor, NOA - Njëri prej studentëve të Universitetit të Vlorës, të ngujuar prej katër ditësh në grevë urie, ka përfunduar në urgjencën e spitalit të këtij qyteti gjatë paradites së sotme.
Burime pranë grevistëve bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se studenti i cili është dërguar në repartin e urgjencës quhet Mitjo Cuko dhe figuron në gjendje të rëndë shëndetësore.
Por në një gjendje të përkeqësuar të kushteve shëndetësore, mësohet se ndodhen tashmë edhe studentët e tjerë, të cilët prej disa ditësh kanë nisur një grevë urie të paralajmëruar.
Shkaku i nisjes së kësaj greve ka qenë ai i ankesës së paraqitur prej tyre pasi diplomat që u janë dhënë nuk përmbajnë titullin "Jurist" dhe nuk janë të vlefshme për tregun e punës.
Studentët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë deri në momentin që Ministria e Arsimit t'u dorëzojë diplomat e reja me titullin "Jurist".
n.e/NOA
Â