English

Reforma në drejtësi, ministri Nishani i bën thirrje opozitës të bashkëpunojë

Tiranë, 1 tetor NOA-Sistemi i drejtësisë do të vazhdojë reformimin i orientuar drejt qytetarëve dhe përafrimit të legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian.

Kështu ka deklaruar ministri i ri i Drejtësisë, Bujar Nishani.

Në një deklarate për mediat, ministri Nishani është shprehur se vijimësia e reformave do të ketë për qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë.    "Qeveria shqiptare ka objektiv të saj dixhitalizimin e sistemit publik, ç'ka është një element i rëndësishëm jo vetëm përsa i përket lehtesimit të procedurave, thjeshtimit të tyre, por edhe për shmangien e mundësive të aferave korruptive", tha Nishani.   Gjithashtu, ministri i Drejtësisë shprehu angazhimin maksimal të qeverisë për miratimin sa më shpejtë të ligjit për krijimin e Gjykatës Administrative, e cila siç theksoi ai, do të sigurojë barazinë para ligjit në proceset gjyqësore mes individeve dhe organeve administrative. Nishani i ka bërë thirrje opozitës t'i bashkohet qëllimit të vënies në dispozicion të interesit publik të këtij instrumenti, që është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e konflikteve administrative.

KOMENTE