Tiranë, 1 tetor, NOA - Data 1 tetor njihet në mbarë botën si Dita e kujdesit për të Moshuarit. Kjo është dita kur të gjitha shtresat e shoqërisë kujtohen për moshën e tretë dhe problematikat e saj, më shumë se çdo pjesë tjetër të vitit.
Edhe në Shqipëri, kjo ditë gjithmonë kalon përmes aktivitetesh të shumta, pjesa më e madhe e të cilave organizohen nga sindikatat e pensionistëve, por edhe shoqatat për moshën e tretë.
Ato ngrejnë zërin kryesish për plotësimin e kërkesave të kësaj kategorie të shoqërisë, por sidomos për rritjen e masës së pensioneve.
Qeveria Berisha nga ana e saj, gjatë 4 viteve të mandatit të kaluar e ka rritur masën e pensionit me disa përqind, ndërkohë që ka premtuar për mandatin e ri, shtesa të reja të tyre.
Këtë vit madje, sindikata e Pensionistëve ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, mbi kujdesin për moshën e tretë.
Tani që kjo parti është në qeverisje, pritet që ajo të jetë në kuadrin e reformave të reja që do të ndërmarrë kabineti i ri qeveritar.
Në vendin tonë numërohen aktualisht mbi 500 mijë pensionistë, të cilët janë të pajisur me të drejtë vote dhe gëzojnë pensione të kategorive të ndryshme.
n.e/NOA
Â
Â