Abu Dabi, 1 Tetor NOA - Është pa dyshim, kërcimi më i famshëm dhe më i pëlqyer në botë, ndaj nuk duhet të humbasë dhe për këtë, UNESCO ka vendosur ta shpallë vlerë të veçantë që mbrohet posaçërisht.
Vallëzimi me origjinë argjentinase dhe uruguajane që aktualisht praktikohet në mbarë botën, u regjistrua zyrtarisht në pasurinë botërore jomateriale të UNESCO-s, bën të ditur agjencia franceze e lajmeve AFP që i referohet agjencisë arabe të lajmeve, duke raportuar rreth një takimi në Abu Dhabi, gjatë të cilit u përfshinë edhe rreth 60 tradita të tjera kërcimi.
"Tangoja bën pjesë në listën e 60 regjistrimeve të reja vendosura në Abu Dabi nga UNESCO", - thuhet në komunikatën për media të konferencës së zhvilluar.
Sipas UNESCO-s, "ky vallëzim plotëson listën e pasurisë botërore që përfshin qindra qendra natyrore apo kulturore".
"Ky është një homazh për të gjithë ata që e kanë mbështetur tangon që nga krijimi i saj dhe që kanë transmetuar poezinë dhe kërcimin nga brezi në brez", - deklaroi pas shpalljes së vendimit, Hernan Lombardi, përgjegjës për kulturën në Buenos Aires, kryeqytet i Argjentinës, vend që ka luksin të jetë origjinë parësore e kërcimit më të famshëm në botë.
Në të vërtetë, tradita argjentinase por edhe uruguajane e tangos u lind në fillim të shekullit XX-të në daljet masive popullore gjatë festimeve, në Buenos Aires të Argjentinës dhe Montevideo të Uruguajit, por edhe në basenin e Rio de la Plata, lumi që ndan Argjentinën nga Uruguaji.Â
Pasuria jomateriale botërore, e kërcënuar ndonjëherë nga degradimi ose zhdukja, inkuadron praktika, njohuri dhe dije të ndryshme, të njohura nga grupe apo komunitete si pjesë e pasurisë së tyre kulturore.
Ajo manifestohet për shembull në traditat dhe shprehjet gojore, në artizanat, artin e spektakleve, praktikat sociale dhe ritualet apo ngjarjet festive.Â
e.r/NOA