Padangu, 1 tetor, NOA - Mbi një mijë të vdekur mësohet të ketë shkaktuar një goditje e fortë tërmeti në ishullin Sumatra të Indonezisë.
Siç raportojnë mediat vendase, ky ishull është goditur edhe nga një tërmet i dytë i fuqishëm më pak se 24 orë pasi një goditjeje të mëparshme më të fuqishme, e cila shkaktoi mjaft dëme.
Tërmeti i dytë e goditi tokën rreth 200 km në juglindje të qytetit të Padangut, ku po vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit të parë, i cili ishte me shkallën 7.2 Rihter.
Ndërkaq, bëhet e ditur se pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po përpiqen që të shpëtojnë mijëra vetë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.
n.e/NOA