Shkup, 1 tetor, NOA - Kryetari i Partisw Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, deklaroi se tërheqja e Enciklopedisë është vetëm një mashtrim i radhës politik i qeverisë së Maqedonisë.
"Nëpërmjet kësaj enciklopedie vërtetohen bindjet e ngulitura antishqiptare dhe nëpërmjet tërheqjes së enciklopedisë ato nuk mund të eliminohen, sepse janë të ngulitura thellë në mendjen e qeverisë. Veprimi i duhur do të ishte dorëheqja e qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme."- tha Thaçi.
Lidhur me këtë çështje, pritet që ky subjekt politik të deklarohet më gjerësisht gjatë ditës së nesërme.
n.e/NOA