English

Tiranë, Topalli tenton të vrasë babain pas sherrit për pronën

Tiranë, 1 tetor NOA - Sherri për pronën për pak ka rrezikuar një krim brenda familjes në periferi të Tiranës.

Ngjarja ndodhi dje në Kodër Kuqe të Babrrusë në Tiranë kur 25-vjeçari Ernest Topalli, ka kanosur me armë babain e tij Aqif Topalli, 54-vjeç.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.5, menjëherë pas sinjalizimit për ngjarje mbërritën në ambientet e banesës së familjes Topalli për sqarimin e rrethanave.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja ndodhi pas një konflikti për çështje pronësie mes babë e bir.

Policia kreu arrestimin e 25-vjeçarit ndërsa sekuestroi në cilësinë e provës materiale u një automatik model 56 ,me nr. 015479-85, 1 kallëp tritol, 86 fishekë model 56, dhe 2 fishekë model 54, të cilat i mbante pa leje.

Ai akuzohet  për veprat penale të "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".

k.k/NOA

Â

KOMENTE