Tiranë, 1 tetor NOA - Vidhet salla e kompjuterëve në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë.
Vjedhja është konstatuar ditën e djeshme tek shkolla 9 vjeçare "28 Nëntori" që ndodhet në rrugën "Lord Bajron" në Tiranë.
Ka qenë drejtoresha e kësaj shkolle, Lirie Ahmeti e cila ka lajmëruar policinë për vjedhjen e kompjuterëve.
Policia mbërriti menjëherë në shkollën 9 vjeçare, në katin e III-të, në sallën e kompjuterëve.
Sipas policisë, rezulton se në sallën e kompjuterëve, janë vjedhur aksesorët e katër kompjuterëve.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes".
k.k/NOA