Tiranë, 1 tetor NOA - Është vetëm dhjetë vjeçe, por kompjuterin di ta përdorë mirë, e ca më mirë edhe internetin dhe meqë jemi këtu, futemi të blejmë a shesim diçka dhe ajo që na duket se del tepër, as e hedhim në shitje që "ta heqim qafe".
Me këtë mendje ka ecur një vajzë dhjetë vjeçare e cila ka hyrë në faqen më të madhe në botë të shitblerjeve online dhe ka hedhur në shitje, pikërisht gjyshen e saj 61 vjeçare, por pas zbulimit nga monitoruesit e faqes, shitja u bllokua.
Zoe Pemberton, është futur në një llogari të hapur prej saj në eBay dhe ka shpallur daljen në shitje të gjyshes 61 vjeçare Marian Goodall, duke kërkuar për klientin më të parë, jo më pak se 20 mijë sterlina (rreth 4 milionë lekë të rinj).
Një zëdhënëse e eBay-it konfirmoi faktin dhe sqaroi se vajza kishte futur në listën e shitjes gjyshen 61-vjeçare, duke e përshkruar si të "tërheqëse", por edhe të "mërzitshme".
Zëdhënësja tha se kishte pasur disa oferta për blerje. Madje zëdhënësja pohoi se oferta ishte "zbavitëse", por shtoi se ajo është hequr, për shkak të rregulloreve kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Kërkesa e të voglës ishte që të fitonte 20 mijë sterlina (paund britanikë) por sipas rregullores së eBay, pavarësisht dëshirës së shitësit, ankandi vendos për çmimin final.
Oferta e parë kishte mbërritur pak orë më vonë me një mijë sterlina e menjëherë më pas, erdhi një ofertë e dyfishtë.
Vajza ishte shtangur kur oferta e fundit, ishte jo pak, por plot 20 541 stërlina, pra më shumë se objektivi i saj.
e.r/NOA