Tiranë, 1 tetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka bërë të ditur objektivat e përmbushura dhe ato që pritet të realizohen me qëllim liberalizimin e vizave.
Meta ka cituar katër blloqet e udhërrëfyesit të BE-së që duhet të përmbushi qeveria.
"Siguria e dokumenteve për kufijtë, azili, emigracioni, siguria e rendit publik si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të njeriut, janë disa nga shkallët e këtij udhërrëfyesi.
Përgatitja e këtij dokumenti është bërë me përgjegjësinë më të lartë jo vetëm me evidentimin e arritjeve të gjashtë muajve të fundit por edhe me angazhimin e përmbushjeve brenda afateve të përcaktuara listës së detyrimeve të kërkuara nga udhërrëfyesi i Komisionit Evropian." deklaroi Meta.
"Do të ishte në interes të këtij procesi dhe të vendit që të mos mungonte të jepte kontributin e saj në të gjithë këtë proces edhe opozita.
Edhe dje qeveria shprehu vendosmërinë e saj për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë të gjitha detyrimet e kërkuara që do të bëjnë të mundur që qytetarët tanë të fitojnë një aspiratë shumë të rëndësishme atë të liberalizimit të vizave të BE-së" tha më tej Meta.
Sipas Metës, të gjitha realizimet dhe përmbushjet e këtyre gjashtë muajve kanë të bëjnë me të katër blloqet e këtij udhërrëfyesi ndërkohë që komiteti ndërministror dje ka vendosur afate përshpejtuese dhe për të gjitha ato aspekte të cilët do të vijojnë të përmbushen në muajt e ardhshme.
Ministri i Jashtë theksoi se që qeveria do t'i plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara dhe ky objektiv do të realizohet në kohën e premtuar.
Sipas Metas ata që do prishin këtë proces do të marrin ndëshkimin nga qytetarët shqiptarë.
Gjatë konferencës për liberalizimin e vizave, Meta foli edhe për Enciklopedinë Maqedonase duke u shprehur se qeveria Shqiptare e ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni lidhur me reagimet dhe polemikat që solli kjo vetëm e kryer nga Akademia e Shkencave të këtij vendi.
"Në e kemi shprehur shqetësimin tonë që dokumente të tilla që janë të rëndësishme të mos i shërbejnë provokimeve të tensioneve, të mos fyejnë komunitetet apo kombet e tjera dhe me këtë rast ne shprehim kënaqësinë për reflektimin lidhur me rishikimin e kësaj Enciklopedie" tha më tej Meta.
k.k/NOA
Â