Bruksel, 1 tetor NOA-Rrëzohet në Komitetin Europarlamentar për siguri dhe drejtësi raporti i eurodeputetes Tania Pajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjes pa procedura në procesin e liberalizimit të vizave.
Eurodeputetët e Komisionit Evropian kanë kundërshtuar këtë propozim për shkak se kriteri më i dukshëm i plotësuar nga Shqipëria janë vetëm pasaportat biometrike, ndërkohë që lista e kushteve të paplotësuara është shumë e gjatë.
të kushteve që sipas tyre nuk ka plotësuar Shqipëria.
"Nuk është vetëm fjala për pasaportat biometrike.
Më lejoni t'ju tregoj se në të katër blloqet e udhërrëfyesit është një listë e tërë me kritere që mbeten për tu përmbushur.
Pasaportat biometrike janë veç kriteri më i dukshëm", tha Dafne Gogou, përfaqësuese e KE.
Sipas saj, pritet që në mes të tetorit, Komisioni Evropian të verifikojë në terren raportin e bërë javën e kaluar nga Serbia dhe Mali i Zi për përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit.
Në këtë kuadër një grup ekspertësh do të verifikojë dhe funksionimin e kufirit Serbi-Kosovë.
Komisioni pret raportin e autoriteteve shqiptare në fillim të tetorit.
Verifikimi i ekspertëve do të bëhet deri në fund të këtij viti, thotë Gogou dhe vitin e ardhshëm komisioni do të shprehet me një tjetër vlerësim për heqjen ose jo të vizave. "Nëse ne fusim këto dy vende me kushtin që të jenë në listën e Shengenit të bardhë, me këtë ne u përcjellim qeverive mesazhin se jemi gati ndaj përmbushni detyrimet tuaja në çdo sektor", tha Tanja Pajon raportuese për liberalizimin e vizave.
Në raportin e saj, eurodeputetja Pajon thotë se mungesa e lëvizjes së lirë të vendeve të rajonit, bën që BE që bën një sërë reformash të mbetet një opsion abstrakt.