Prishtinë, 2 tetor NOA-Tre ish luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, janë dënuar sot në Prishtinë nga  gjykata e Qarkut, me 13 vjet burg.
 Gashi është dënuar me 6 vjet, Nazif Mehmeti 3 vjet, ndërsa Rrustem Mustafa 4 vjet. Gashi është dënuar për tri vepra penale, dy të akuzuarit e tjerë për dy vepra penale.
Latif Gashi është arrestuar në momentin që është shpallur dënimi derisa Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti janë liruar.
Pjesëtarët e të ashtuquajturit "Grupi i Llapit", në mesin e të cilëve është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, e cilësuan si të padrejtë, të papritur dhe të influencuar vendimin e Gjykatës së Qarkut. Në një konferencë për media,ku përveç Gashit ishin të pranishëm dy të dënuarit e tjerë dhe avokati mbrojtës i tyre, deputeti Mustafa tha se ndihet i pafajshëm dhe shprehu bindjen se në vendimin e trupit gjykues ka pasur ndërhyrje nga jashtë.