Tiranë, 2 Tetor NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) të qarkut Vlorë, është arrestuar para pak minutash në kryeqytet.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë NOA nga burime operacionale dhe e konfirmuan burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Edmond Banushi, është prangosur me akuzën e ngritur nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës, si dhe me akuzën tjetër, konsumim të korrupsionit aktiv dhe pasiv.
Banushi, prej rreth katër vitesh drejton zyrën hipotekare të qarkut të Vlorës dhe në vitin 2007 i ishte kërkuar dorëheqja nga Ministria e Drejtësisë.
e.r/NOA/Vijon me update...