Pogradec, 2 tetor, NOA - Në fshatin Blacë të Pogradecit është marrë njoftimi për vjedhjen e një banese dhe menjëherë forcat policore kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e autorëve.
Sipas të dhënave që ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj vjedhje të cilët janë bashkëmoshatarët 14-vjeçarë, me inicialet A.M. dhe M. M. që të dy lindur e banues në fshatin e lartpërmendur.
U kryen veprimet proceduriale në gjendje të lirë, për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit.
n.e/NOA